Prezantuesja e njohur Genta Cana ka vetëm pak ditë që i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Nol Fetoshin, shkruan Kosovarja.

Për Gentën lirshëm mund të themi se është prezantuesja më e bukur shqiptare, ku këtë e ka dëshmuar tash edhe si nuse.

Edhe dasma e saj sikurse dasmat tjera të show bizit u përcjell me mjaft interesim.

Sot është vet Genta ajo që ka shpërndarë imazhe të disa momenteve më të bukura përkrahë Nolit.

Pamja e saj e nusërisë u pëlqye mjaft shumë, pasi që moderatorja e njohur ishte shumë e kujdesshme edhe për detajet më të vogla.

Rikujtojmë, se Genta është në muajt e parë të pritjes së ëmbël./ Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË