Gjithmonë bën pështypje për veprimet e tij.

Jeta private e reperit ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

Gent Fatali për herë të parë ka pranuar edhe publikisht se është në lidhje me motrën e Loredanës.

Hip-Hop artisti ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’ dhe pyetja e moderatores na ka ndihmuar të zbulojmë detaje nga lidhja e tij me të dashurën.

Fillimisht ai u pyet se a është i dashuruar Genti, “Ndoshta është i dashuruar” është përgjigjur ai.

Pastaj moderatorja vazhdon me një tjetër pyetje: “Cila është vajza ideale?”.

Reperi ia kthen në këtë mënyrë: “Duhet të jetë si Rozafa. E bukur, e qetë, e kuptueshme, më jep suport”. Kështu që, ai sapo konfirmoi lidhjen e tij me motrën e reperes së njohur Loredana Zefi. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË