Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi sot ka publikuar videoklipin e këngës “My Year” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, G-Eazy.

Mirëpo, ky videoklip është i bllokuar në Kosovë e Shqipëri dhe për këtë gjë Gashi ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët, përcjell rtv21.tv “Çdo shqiptarë që jeton në Kosovë/Shqipëri etiketojeni @rcarecords në postimin tim të fundit dhe thuani atyre që t’ua mundësojë të shikoni klipin”, ka shkruar artisti sipër imazhit të publikuar.

Një pjesë nga videoklipi i këngës “My Year” e ka publikuar Gashi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës. Në këtë pjesë shfaqet edhe shqiponja dykrerëshe në momentin kur artisti përmend vendlindjen. “Videoklipi i këngës My Year tashmë është lansuar! Nuk dua të shoh asgjë tjetër përpos 🔥 dhe flamurin e kuq e zi.“, ka shkruar Gashi në mbishkrimin e kësaj videoje.

MUND TË JU PËLQEJNË