Kylie Jenner është emër shumë i lakuar në medie.

Kylie Jenner tash e një kohë nuk e fsheh lidhjen me reperin Travis Scott, të cilit së fundi ia dedikoi disa fjalë, shkruan lajmi.net.

Përmes disa fotografive të ndara nga fotosesioni i tyre i përbashkët, Kylie uron reperin për këngën dhe albumin e ri.

“Urime për këngën #1 dhe albumin i dashur”, ka shkruar ajo mbi njërën nga fotografitë, e në njërën prej tyre ajo ka vënë një figurë të unazës, duke i bërë fansat të dyshojnë se dyshja janë fejuar.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar, Stormi.

MUND TË JU PËLQEJNË