Dikur ishtë zë i njohur dhe shumë i pëlqyer i skenës tonë artistike. Syzana Tahirsylaj ua la trashëgim këndimin dy vajzave të saj, që tashmë kanë arritur edhe tregun ndërkombëtar, duke u bërë të famshme e të pëlqyera gjithandej botës.

Nëna e Nora dhe Era Istrefit, u shqua për zërin e mrekullueshëm e paraqitjet skenike duke u shndërruar në një yll të asaj kohe, shkruan “Kosovarja”.

Këngët e saj ende janë në kujtesën e brezit të viteve 80-ta, kur ajo ishte ndër këngëtaret më të famshme të kohës. Këndonte këngë folklorike e popullore. U këndonte trimave , heronjve kombëtarë, me të cilën çohej në këmbë i gjithë publiku, derisa jehonte zëri i saj në koncerte të shumta e ahengje të ndryshme.

Për një artiste të madhe siç ishte Syzana, sigurisht që publiku ka kurreshtjen ta dijë si ka qenë pamja e saj në kohën kur ishte e famshme dhe e skuksesshme.

Revista “Kosovarja”, iu sjellë një fotografi të rrallë të këngëtares. Në këtë imazh Syzana duket me shumë stil dhe bukur, që ua kalon edhe artistëve të sotme.

Ajo çka vërehet poashtu është edhe ngjashmëria e këngëtares me vajzën e saj Norën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË