Stuhia e fuqishme kaplon edhe Ulqinin.

Përveç disa qyteteve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës stuhia e fuqishme mbrëmë ka goditur edhe Ulqinin .

Përderisa nuk raportohet për të lënduar era e fuqishme ka shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale, transmeton “Kosovarja”.

Dëmet materiale që ka shkaktuar era e fortë janë të shumta si:drunjtë e rrëzuar mbi disa vetura, rrugët e vërshuara nga uji, madje dëme kanë pësuar edhe plazhet.

 

Pritet që edhe gjatë ditës së sotme të ketë edhe një stuhi tjetër në Ulqin, ndërsa temperaturat do fillojnë të ngriten që nga nesër.

Ndryshe, Ulqini njihet si vendi më i frekuentuar nga turistët kosovar.

Kjo gjë sigurisht ka shqetësuar edhe pushuesit.

Video e fotografi të ndryshme të postuara në rrjetet sociale flasin më shumë për gjendjen./Kosovarja/.

Ulcinj – Montenegro Video : Mirza H. Jahič

Publiée par Cyclone of Genoa sur Mardi 9 juillet 2019

 

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË