Syzana Tahirsylaj ishte një nga këngëtaret më të afirmuara të viteve 80-të. Dukagjinasja e pashme dhe e talentuar, radhitej bindshëm mes yjeve të kohës, shkruan “Kosovarja”

Nëse sot është Nora e Era, dikur ishte Syzana. Historia veç po vazhdon e po përsëritet, ndonëse në kohë, rrethana e kushte krejtësisht të tjera.

Syzana Tahirsylaj, shpejtë do të bëhej Syzana Istrefi, pas marteses me gazetarin e afirmuar Nezir Istrefi, që ishte mjeshtër i dokumentarëve, spiker e redaktor, shkruan “Kosovarja”.

Lidhja dhe martesa e tyre ishte një histori e bukur dashurie, nga e cila erdhën në jetë katër fëmijë.

Neziri Istrefi iku herët nga kjo botë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në jetën e familjes dhe miqve të tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË