Flaka Krelani ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku foli për projektin e saj të ri “Play” e lansuar një javë më parë në bashkëpunim me Young Noble.

Mirëpo, këngëtarja zbuloi edhe disa gjëra të cilat më parë nuk i dinim për të, duke zbuluar se blinte dhe rroba të dorës së dytë dhe se nuk e ka problem aspak.

“Ka ndodh qe kam blere xhupa te dores se dyte. Kur isha ne Gjermani ne nje qender tregtare kishte rroba, çizme, xhupa, xhaketa dhe i kam blerë pa pikë problemi. Kushtonin 40-50 euro. Nuk e kam pas ndonjëherë problem që të vishem patjetër firma”, tha Flaka Krelani.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se mund të dalë për kafe edhe me më pak se 10 euro në xhep.

Gjithashtu këngëtarja u shpreh se me rëndësi është se si ndihet ajo, duke qenë se nuk i kemi mundësit të vishemi me Verssace e Gucci, ndërsa ajo vazhdoi duke thënë se ata që i kanë mundesi të vishen ashtu, hallal ju qoftë, ndërsa asaj vet nuk i intereson shumë çmimi.

MUND TË JU PËLQEJNË