Nga shumë zëra të tërë po dëgjohet një lajm shumë i papritur.

Është fjala për thashethemin rreth Feros dhe Arbenitës që kinse pritet që shumë shpejt do të bëhen prindër, shkruan Kosovarja.

Ani pse nga dyshja nuk ka asgjë të konfirmuar, dyshimet sa vijnë e shtohen, duke na bërë të kuptojmë se diçka e madhe po zihet.

Janë veprimet e tyre që na nxitin çdo herë këto dyshime, të cilat nuk po janë fare të paktë në kohët e fundit.

E, hiç më larg se sot, një fotografi e postuar nga Fero zgjoi më shumë kurreshtje kur në profilin e tij vendosi një lloj montazhe të profilit të tij dhe të Arbenitës, teksa në mesin e tyre shihej një foshnje.

Se çfarë po ndodhë me ta, është shakaja e tyre e radhës apo vërtetë fshihet një prapavijë e madhe këtu, këtë mbetet veç se të shohim në vazhdim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË