Shteti i Ukrainës ka mbajtur një nga konkurset më të veçanta ndonjëherë.

Bëhet fjalë për garën e bukurisë “Miss Plus size”.

Ky konkurs bukurie sjell në pasarelë femra në mbipeshë, të cilat për herë të parë kanë rastin të ndjehen si modele.

Garueset u prezantuan në pasarelë me një numër të madh kostumesh, duke filluar nga fustanet e bardha, e deri tek të brendshmet.

Ato ia arritën që më së miri të luftojnë steriotipizimet rreth peshës, ndërsa vunë në pah bukurinë e tyre femërore.

Ishin plot 22 konkurrente në këtë garë, të cilat fundin e sfilatës e përmbyllën duke sfiluar me fustanin e bardhë.

Ky spektakël i bukurisë i mbajtur në Kiev, ka tërhequr vëmendjen e fansave anë e mbanë botës. /Telegrafi/

 

MUND TË JU PËLQEJNË