Fëmijët, prindërit e të cilëve pinë duhan, rrezikohen më shumë nga sëmundjet kronike të mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për dhjetë ose më shumë orë në javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e zemrës në 27 për qind.

Rreziku i goditjes është 23 për qind më i lartë dhe 42 për qind i sëmundjeve pulmonare kronike, krahasuar me të tjerët që jetojnë me jo-duhanpirësit.

Pasoja e konsumimit pasiv të duhanit në fëmijëri sjell vdekjen e 7,000 deri në 100,000 jo-duhanpirësve të rritur në vit.

Ekspertët thonë se ndërprerja e pirjes së duhanit është mënyra më e mirë për të mbrojtur një fëmijë nga efektet negative të duhanit.

Studimi shkencor u krye në 70,900 jo-duhanpirës të rritur, ndërsa rezultatet u publikuan në “Journal of American Medicine Preventive”.

MUND TË JU PËLQEJNË