Studimet thonë se djemtë kanë nevojë për mbështetje emocionale më shumë sesa vajzat.

Por pse kështu, do pyesni ju? Arsyet jua sjellim më poshtë!

Në krahasim me vajzat, truri i djemve është më i fuqishëm sepse ka hipotalamus më shumë. Kjo për shkak se djemtë marrin një rritje të tostesteronit në tremujorin e tretë të shtatzënisë, i cili përveçse e bën më të rëndë trurin, gjithashtu promovon një masë më të madhe të muskujve. Kjo i bën ata më të fortë fizikisht, por më të dobët emocionalisht.

Vajzat maturohen më shpejt sesa djemtë

Truri i vajzave zhvillohet me një ritëm më të shpejtë sesa truri i djemve. Djemtë, përgjatë gjithë kohës kanë një ritëm më të ngadaltë të zhvillimit të trurit, në krahasim me vajzat. Sipas një studimi, truri i një vajze të porsalindur është psikologjikisht i ngjashëm me trurin e një djali 6 javësh.

Djemtë janë më të rrezikuar nga stresi i nënës dhe traumat e lindjes

Studimet tregojnë se embrionet mashkullore janë më të rrezikuara nga stresi i nënës. Për më tepër, fetuset mashkullorë janë më të prirur për çrregullime si paraliza celebrale. Gjithashtu, djemtë kanë shanse më të larta për të lindur para kohe. E gjithë kjo çon që djemtë të jenë më të prekshëm nga trauma e lindjes. Pra, kjo është arsyeja pse djemtë kanë nevojë më shumë sesa vajzat për mbështetje emocionale.

MUND TË JU PËLQEJNË