Është fejuar futbollisti i përfaqësueses së Kosovës.

Arbër Zeneli përmes llogarisë së tij në Instagram, ka bërë të ditur se është fejuar.

Futbollisti, ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e fejesës, ndërsa pranoi shumë urime nga ndjekësit.

“Ajo tha po!”, është mbishkrimi që futbollisti ia ka lënë fotografive.

Për ndryshe, Arbër Zeneli është golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës, ai u lëndua në ndeshjen kundër Bullgarisë, e si pasojë e kësaj mund të mungojë në fushë 7 deri në 9 muaj./Lajmi.net/

 

MUND TË JU PËLQEJNË