Dashuria e tyre lindi përgjatë spektaklit “The Voice of Albania” dhe që atëherë çifti është i pandarë në jetën personale dhe profesionale.

Lind Islami dhe Venera Lumani, ka kohë që po gjenden në pushime, ata për disa ditë kanë kaluar në shumë vende të botës, duke filluar nga Bali i Indonezisë, Maldive e deri në Barcelonë të Spanjës.

Çifti kanë zgjedhur Barcelonën si vendi i duhur për të vendosur ardhmërinë e tyre. Lindi i ka propozuar të dashurës së tij, Venerës në vendin e quajtur Park Guell të Barcelonës. “Dita më e mirë e jetës sime”, ka shkruar Venera në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Dyshja përherë kanë qenë pranë njëri-tjetrit, të paktën kështu janë shfaqur te publiku. Çifti kanë shumë bashkëpunime në jetën e tyre profesionale. Kujtojmë se kënga e tyre e fundit është “M’flen në shpirt”, e cila numëron më shumë se 150 mijë klikime në kanalin Youtube.

MUND TË JU PËLQEJNË