Aktorja e njohur turke, Beren Saat e njohur me rolin e saj të “Fatmagyl” dhe “ Kosem” në përiudhën kur po ndahej nga bashkëshorti ka marrë një lajm të mirë.

Saat ishte e martuar më këngëtarin e njohur turk, Kenan Dogulu.

Mirëpo gjërat po ecin mirë për aktoren turke në aspektin profesional pasi Beren ka njoftuar nisjen e një superprojekti me “Netflix Turkey”.

“Shumë e lumtur që zyrtarisht filluam këtë projekt special”, është shprehur aktorja bashkangjitur fotos me aktorët e tjerë të njohur.

“Atiye” (Dhurata) do të quhet projekti i cili ka nisur të xhirohet në Gobeklitepe, afër Shanliurfas, në juglindje të Turqisë.

Mehmet Günsür, Metin Akdülger, Melisa Şenolsun, Başak Köklükaya, Civan Canova dhe Tim Seyfi do të jenë disa nga aktorët në role kryesore të këtij seriali./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË