Një familje kosovare e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2015, është deportuar në Kosovë.

Familja 5 anëtarëshe jetonte në Ingelheim, në rajonin e Frankfurtit.

Të martën rreth orës 4:30 të mëngjesit, policia ua ka thyer derën e banesës duke iu dhënë lajmin se duhet të dëbohen nga Gjermania.Fqinja e parë e familjes kosovare, Anne Waßmann-Böhm ka thënë se ndihet e befasuar me këtë veprim të autoriteteve gjermane.

Familja është e integruar mirë, të tre fëmijët flasin gjermanisht në mënyrë të përsosur” ka thënë ajo.

Vajza 14 vjeçare shkonte në shkollë të mesme, njëjt si vëllau 13 vjeçar, ndërsa vëllau i vogël shkonte në Kopështin e Fëmijëve.Babai i familjes kishte punuar si kujdestar në kopshtin e fëmijëve, ndërsa nëna si pastruese.

Autoriteti përgjegjës për dëbimin e administratës së qarkut Mainz-Bingen këmbëngul se ata vetëm kanë zbatuar ligjin.

“Zyra e emigracionit është e lidhur me vendimet e Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) dhe siguron largimin e njerëzve nga vendi ynë. Dëbimi ishte i nevojshëm sepse familja nuk donte largim vullnetar. Kërkesat ligjore për të drejtën për të qëndruar nuk janë plotësuar në këtë rast” thuhet në njoftimin e autoriteteve të emigracionit.Familjes iu kërkua të paketonte disa gjëra shpejt, krejt personale, ngase iu është thënë se po i pret aeroplani.

Ndërkohë, familja është kthyer në Kosovë, ku jeton me të afërmit për momentin.

MUND TË JU PËLQEJNË