Sot në media u përfol se mbrëmë në premierën e filmit “2 gisht mjaltë”, këngëtarja Elvana Gjata nuk kishte përshëndetur Tuna Sejdin e cila ishte e pranishme aty bashkë me Armend Rexhepagiqin.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i Elvana Gjatës përmes llogarisë së saj në Instagram.


Elvana Gjata ka publikuar disa fotografi nga premiera e filmit mbrëmë, e në mesin e tyre edhe një fotografi me Tunën dhe Armendin.

“E qeshura juaj mbreme me ka bere pafundesisht te lumtur! Kemi kenduar, kercyer e qare me muziken time, kjo pjesa e te qeshures me mungonte ..dhe qenka nje ndjej kaq e bukur. Shume e lumtur per te gjithe ju qe ishit mbreme ne premieren e 2 Gisht Mjalte ne Prishtine”, ka shkruar Elvana./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË