Nipi i parë i familjes feston ditëlinjden Nip i parë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, mban emrin që gjyshi e donte shumë.

Edhe pse presidenti nuk e priti atë, djalit të tij Mendimi ia la të birit emrin Arian, emër këtë që Presidenti historik Ibrahim Rugova e kishte për zemër. Ariani sot feston ditëlindjen e tij të shtatë. E për ditëlindjen e tij një urim të veçantë e dha edhe nëna e tij, kreatorja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova. Blerina në profilin personal Facebook ka publikuar një fotografi të Arianti teksa ka hedhur një mbishkrim me fjalë speciale. “Arian ti je dhurata më e bukur që zoti na ka dhuruar neve prindërve të tu si dhe familjes së madhe Rugova.

Zoti të bekoftë dhe të dhashtë shëndet, fat, lumturi, gëzim dhe hare në jetë. Nana jote filozofe qe ka me t’dasht deri në frymen e fundit”, kishte shkruar Blerina në fotografinë e publikuar në Facebook. Kujtojmë se Blerina së bashku me Mendimin janë të martuar prej vitesh, dhe përpos Arianit së bashku kanë edhe një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Eva./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË