Familja Zymeri nga Pakasahtica e Epërme e Podujevës po kalon në një periudhë të vështirë financiare.

Përpos kushteve të rënda ekonomike, kësaj familje i është ndalur edhe pensioni nga shteti. Kryefamiljari, Maliq Zymeri tregoi  se nuk është i aftë për punë.

“Jam i sëmurë, s’mundem me punu jam i sëmurë. I kam tre fëmijë, gruan. Një social e kam marrë por qe 9 muaj ma kanë ndal. Më kanë thënë jam i aftë për punë, por unë jam i sëmurë prej unazave, brinjëve”, është shprehur ai.

“As pension as social s’kam. Prishtina po thonë se ma kanë ndal. 3 fëmijë i kam në shkollë, s’kanë veshmbathje, asgjë. S’kemi harxh, miell…”, ka deklaruar ai.

Kontakti: 044 884208

Shikoni pamjet:

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/2541357299445026/?v=2541357299445026

MUND TË JU PËLQEJNË