“RTV 21” edhe këtë fundvit ka mirëpritur këngërët e vegjël për të realizuar një program magjik me muzikë e performanca për festën e Vitit të Ri.

“Aventurat e Olafit”, është ideuar nga Blerina Neziri- Abazi, e cila është autore dhe producente e këtij programi me muzikë, lojra dhe shumë dashuri brenda.

Një skenë e “akullt” si e dalë nga “Frozen”, ka mirëpritur yjet junior të skenës muzikore, që thirreshin në skenë nga prezantuesja simpatike Jora Abazi, e njohur nga shikuesit si “Jora e Top Hop Hitit”, e cila dukej aq bukur në një fustan minimal të dizajnuar nga Shema Sahiti.

Skenës i dhanë gjithë energjinë e tyre pozitive zërat e mrekullueshëm fëmijnorë, që do ta bëjnë më të bukur mbrëmjen festive për shumë fëmijë e të rritur që do të stacionohen në “RTV 21”.

Këngëtarët e vegjël kanë pasur gjithë kënaqësinë të performonin në një binë me led, me ndriqim tejet profesional dhe nën përcjelljn e shumë kamerave që ndiqnin aktivisht çdo lëvizje të të vegjëlve. Dekori është realizuar nga Burbuqe Jemini-Pozhegu nga “ROSE company”.

“Aventurat e Olafit”, që transmetonet për Vit të Ri ka edhe dy mysafirë special, Edona dhe Milot Llalloshin, të cilët bashkë me fëmijët kanë zhvilluar një varg lojërash sfiduese.

Këto dhe shumë befasi të tjera, së shpejti në “Aventurat e Olafit” në “RTV 21”, shkruan “Kosovarja”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË