Çifti i njohur Ermali dhe Ariana mbrëmë janë bërë prindër për herë të katërt të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana, shkruan “Kosovarja”.

Lajmin e mrekullueshëm e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Mirë se erdhe në jetë Ana”, ka shkruar krahas këtij imazhi artisti Fejzullahu, ku në foto veç vajzës së posalindur shfaqen edhe fëmijët e tjerë të tij.

Ndryshe, Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se një dekadë dhe gëzojnë një jetë të lumtur familjare. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË