Kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka krahasuar Kadri Veselin me Serbinë, duke u thënë se provokatorë, si Serbia si Kadria.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar menjëherë zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i është përgjigjur sulmeve të Isa Mustafës së LDK-së që sot bëri kundër Partisë Demokratike.

Hoxhaj tha se asnjëherë nuk është vonë për LDK-në që ta japë kontributin e saj për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës. Tha se LDK duhet të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të fillojë të ketë vendime të prera për çështjet e rëndësisë shtetërore.

“Asnjëherë nuk është vonë për LDK-në ta japë kontributin e saj për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës. Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës duke qenë në bisht të proceseve politike dhe historike”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se beson që brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interest ë vendit, duke u bërë bashkë kundër Serbisë, e jo duke u marrë me njëri-tjetrin. Ndërkohë ai tha se mungesa e vendimit të prerë po bën që shpeshherë LDK-ja të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane dhe shumë herë të sillet si ekstreme e ngjashme me VV-në.

“Dua të besoj se brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interes të vendit duke u bërë bashkë që të merremi me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Por duket që problemi është diku tjetër – nuk ka një mendim të prerë dhe të vendosur për asgjë. E mbi të gjitha kjo parti herë synon të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane e herë të sillet si ekstreme duke i ngjarë VV-së”, përfundoi Hoxhaj në postimin e tij.

Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa doli me deklarata e akuza të shumta kundër Kadri Veselit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, Mustafa e ka krahasuar Kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin me Serbinë në fushën e provokimeve. Ka thënë se provokime si të Veselit bën edhe shteti serb.

MUND TË JU PËLQEJNË