Enis Bytyqi dy javë më parë i dha fund beqarisë.

Pas dasmës, ai kishte përfunduar datat e koncerteve që i kishte të rezervuara për të vazhduar më tej me pushime, shkruan lajmi.net.

Tashmë ai dhe bashkëshortja e tij kanë nisur muajin e mjaltit, e këtë gjë e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ishte Enisi ai i cili postoi disa imazhe në llogarinë e tij në Instagram, ku nuk tregoi destinacionin e saktë.

Për ndryshe, “Bashkë” titullohet kënga e fundit nga Enis Bytyqi, e publikuar gjatë muajit korrik.

MUND TË JU PËLQEJNË