Filloi muzikën bashkë me të ëmën e saj dhe më nuk iu nda emri duke u përmëndur si vajza e Shyhrete Behlulit.

Por, tani Engjëllusha Salihu me shumë punë e përkushtim në profesion, ia ka dalur të dalë paksa nga hija e së ëmës dhe të përmendet vetëm si Engji që punon fort dhe e do këtë profesion, shkruan Kosovarja.

Këtë e kanë dëshmuar jo vetëm duetet që ka sjellë me Shyhreten, por edhe projektet e saj solo, të cilat me të parën kanë goditur dhe janë pëlqyer jo vetëm në vend por dhe në diasporë.

Engjëllusha, pas një sezone të stërngarkuar, në këto ditët e fundit është duke shijuar çdo moment, dhe po e shohim duke u shëtitur ngado nëpër botë.

Sa e shohim me shoqëri, sa me familje, ku kohën më të madhe e gjejmë pranë tyre, ashtu sikurse edhe sot që u pa pranë të ëmës dhe vëllaut të bukur.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe Engji u kujdes ti shkrepë fotografitë më të bukura me ta, e ti shpërndajë me të gjithë adhuruesit e saj.

Familje e mrekullueshme, apo jo?. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË