Si shumë personazhe të njohur të botës së spektaklit, edhe Emina Çunmulaj po dhuron një shumë goxha të madhe parash për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues që la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.

Modelja e famshme shqiptare, njihet për shumë bamirësi dhe kësaj radhe, në një lidhje live me Skype në emisionin NIN, ajo njoftoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar.

Gjatë lidhjes direkte, Çunmulaj nuk mbajti dot lotët por premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri, për t’i ndihmuar nga afër banorët.

MUND TË JU PËLQEJNË