Halloween-i njihet si dita e rikthimit të shpirtrave dhe në shumë vende të botës është zakon që njerëzit të maskohen në mënyra të ndryshme.

Prej disa vitesh Halloween-i festohet edhe në Shqipëri dhe shumë njerëz fillojnë të mendohen disa ditë para për veshjen e asaj dite, e cila jo domosdoshmërisht duhet të jetë e frikshme. Për të gjitha ato vajza që nuk duan të jenë të frikshme mund të frymëzohen nga Floriana Garo. Moderatorja e njohur ka postuar disa foto të pamjes së saj për Halloween nga vitet e kaluara. Pamja e parë ishte si një grua-mace, ku ajo ka veshur një kostum me print leopardi dhe mban paruke të verdhë.

Pamja e dytë është një princeshë mongoliane, me një fustan bojëqielli me printe rozë. Fytyra e saj duket shumë e bardhë, mollëzat dhe buzët të kuqe, ndërsa sytë me bisht, fiks si një mongoliane.

Pamja e tretë është një geishë me një veshje tipike të kuqe, flokët të mbledhura lart dhe të dekoruara me një lule. Ndërsa grimi është afërsisht njësoj me pamjen e mëparshme.

Ndërsa, pamja e saj e katërt është si Kleopatra, me flokët e zeza deri te supet dhe me një veshje që i dominon ngjyra e verdhë dhe blu.

 

MUND TË JU PËLQEJNË