Gresa Salihu, e bija e këngëtarës së njohur Shyhrete Behlulit tashmë është emër i mediatizuar.

Gresa ndiqet nga një numër i madh ndjekësish në Instagram, andaj edhe është person që flitet dhe komentohet për të, shkruan “Kosovarja”.

Sigurisht që famën e mori për shkak të pozitës së të ëmës në shoqëri, fat ky i madh natyrisht.

Ajo dallohet për stilin unik që lë në hije shumë prej emrave të estradës. E shohim elegante, sportive, në të gjitha rastet di të jetë e veçantë duke lënë të gjithë gojë hapur.

Është fotografia e fundit kjo që mori vëmendje, ku Gresa paraqitet me veshje sportive dhe duket shumë këndshëm.

Edhe në këtë imazh ajo ka marrë pëlqime e fjalë të mira nga të gjithë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË