Ajo numëron plot 2.6 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram.

Reperja e njohur Loredana Zefi, është një nga personazhet më të ndjekur shqiptarë në rrjetet sociale.

Shpesh, reperja e cila jeton dhe vepron në Zvicër ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Loredana publikoi për fansat disa fotografi të reja, ku vine në pah ndryshimin e ri të bërë në dukje, me lëshimin e balukeve.

E veshur në ngjyrën e kuqe, reperja Zefi dukej mjaft atraktive teksa pozonte para aparatit fotografik.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen dhe linjat atraktive.

Loredana ka qenë shumë e përfolur edhe në jetën e saj private, që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, reperi Mozzik. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË