Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se përkundër që dëshirojnë rrëzimin e qeverisë Haradinaj, askush sikur ajo nuk i ka ndihmuar Komunës së Prishtinës.

Ahmeti në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se disa cështje me rëndësi për Komunën e Prishtinës, janë kaluar vetëm në qeverisjen e Ramush Haradinajt, sikur ajo e Ligjit për Prishtinën dhe kalimi i Pallatit të Rinisë.

“Ne e themi qartë që jemi për rrëzimin e kësaj qeverie. Unë i ftoj LDK-në dhe Vetëvendosjen që të bëhemi bashkë dhe ta rrëzojmë. Por, nëse flas si kryetar i Prishtinës, askush sikur kjo qeveri nuk na ka ndihmuar. Ligji i Prishtinës kaloi nga kjo qeveri. 8 vjet u prit për të. PDK-ja nuk e kalonte se në krye të Komunës ishte Isa Mustafa, ky nuk e kalonte se kryetar isha unë dhe kështu u zhagit për kaq vjet, vec për inate politike. Po ashtu tash edhe Pallati i Rinisë kaloi në pronësi të Komunës”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.

Por, Ahmeti ka ripsërsëritur se PSD, është pro rrëzimit të qeverisë Haradinaj.

Madje, ai tha se vetëm partia e tij i ka dhënë nënshkrimet për rrëzimin e saj, teksa iu ka bërë thirrje LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që të bëhen bashkë për ta gjetur mënyrën për rrëzimin e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË