Tashmë e disa vite pjesë e serialit më të shikuar dhe më të klikuar anë mbanë botës.

Fiona Gllavica u bë e njohur përmes personazhit të saj “Pajtesës”. Rol ky që e nxjerri në pah një nuse llafazane dhe të pandalshme nga fjalët, shkruan Kosovarja.

 

Njëkohësisht është dhe roli më qesharak që ka mundur ta shikojë publiku, fjalët e së cilës të shkrijën së qeshuri në çdo moment.

Por, për dallim nga prezantimi i saj në serial, Fionën në jetën private e kemi shumë më ndryshe në të gjitha aspektet.

Ajo është shumë e heshtur, e qetë dhe më pak llafazane. Pra nuk ngjan me rolin në serial as edhe një përqind.

Ndërsa, sa i përket bukurisë këtu mbetet e njëjta, pasi si në xhirime ashtu dhe në përditshmëri e shohim një bukuroshe, bukuria e së cilës nuk di të harrohet asnjëherë.

Fiona dhe së fundi erdhi me një paraqitje në veturën e saj, derisa grimi i saj natyral e bënte të dukej ende më e thjeshtë dhe më e bukur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË