Kjo do të jetë një recetë që do t’ju mahnisë, mishi qëndron i butë e plot lëng, por gjithashtu ka një shije perfekte nga erëzat e përdorura.

Pulën lajeni me ujë të bollshëm. Pasi ta keni pastruar, ndajeni në disa copa. Pasi t’i keni kulluar, vendosini në një pjatë dhe spërkatni me pak kripë.

Në një tas hidhni kosin, pak kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejini në mënyrë që të formoni një masë të njëtrajtshme.

Pasi e keni përgatitur kosin, kaloni aty copat e mishit të pulës dhe i përziejini me një lugë druri.

Në një tavë dheu hidhni vajin e ullirit. Më pas qëroni hudhrat dhe ndajini në gjysmë.

Masën me kosin dhe mishin e pulës kalojeni në tavë, aty shtoni edhe hudhrat e prera.

Tava vendoset në furrë të parangrohur me 220 gradë celsius, përreth 40 minuta, ose derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.

Nëse dëshironi t’i forconi shijen kësaj recete mund t’i shtoni dhe disa feta limoni pasi kanë kaluar 20 minuta nga pjekja.

Para servimit, hidhini sipër magdanozin e freskët, të grirë imët..

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË