Edhe pse LDK-ja e PDK-ja janë në prag të zgjedhjeve partiake, disa parti politike e kanë nisur fushatën paraelektorale në Kosovë! Ato kanë filluar garën para qytetarëve, për të joshur votën e tyre, shkruan “Kosovarja”.

“Vetëvendosja”, si zakonisht, është më e zëshmja për të folur me kritika ndaj të tjerëve! Por, gjërat u kanë shkuar shumë keq në mandatin e tashëm qeveritar dhe mund të thuhet se tashmë ata meritojnë përgjegjësi penale për shumë veprime që kanë bërë në dëm të shtetit!

Por, kritikat janë gjëja më e butë për zyrtarët qeveritarë me gjithë ato punësime familjare dhe me gjithë ato dështime e keqpërdorime!

Shteti i kapur nuk mund ta dënojë një qeveri abuzuese, aq më keq që ata që kanë krijuar mekanizma personal në shtet, nuk mund ta drejtojnë gishtin kah abuzuesi i ri, sepse abuzuesi aktual e di çfarë kanë bërë më herët pararendësit e tyre!

Disa prej mekanizmave të përgjegjësisë penale në Kosovë, ku nuk dihet se kush pi e kush paguan, janë mekanizma të shpëlarjes penale!

Pra, nuk do të ketë dënime për aferën e arrestimeve të jashtëligjshme të “gylenistëve”, por do të ketë vetëm shpulla, që do të jepen në një moment të caktuar.

Nuk do të ketë dënime amerikane për taksën, e që është cilësuar si ofendim për Amerikën, por do të ketë shpulla të kushtueshme!

Nuk do të ketë dënime për temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por do të ketë pasoja shteti, sepse kjo është në agjendën e BE-së!

Nuk do të ketë dënime për nënshkrimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por do të ketë shpulla dhe pasoja ndërshtetërore nga BE-ja.

Por, sa ka vend për “Vetëvendosjen” të kritikojë dhe të kërkojë pushtet?

Për këtë më së miri flet qeverisja e Prishtinës, në mandatin e saj! Prishtina është qeverisur nga “Vetëvendosja” për dy mandate.

E, si është gjendja në kryeqytetit?
Si ndryshe, pos e mjerueshme! Prishtinën e mjeruan ata që premtuan se do e bëjnë parajsë!

“Vetëvendosja” është partia me fasadë patetike, e cila di të qajë me lot kur flasin për njëri-tjetri, siç qante Shpend Ahmeti kur fliste për Albin Kurtin!

Dhe, me lot krokodili, e rifituan Prishtinën, duke ditur ta maskojnë përçarjen e thellë brenda-partiake në dëm të qytetarëve.

Kështu, posa e rivotoi elektorati, me një dallim simbolikë karshi LDK-së, ata i nxorën brirët për të treguar se kush janë, në të vërtetë.
E, sot, ja si është Prishtina!

Sidoqoftë, partitë që janë në pushtet, nuk e meritojnë besimin e popullit! Njerëzit me 1,5 për qind të votave sot e rrotullojnë Kosovën kah duan vetë, duke folur në emër të popullit!
E mjerueshme, a?! S. K. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË