Si duket Enca kishte ruajtur gushtin për të sjellë këngët e saj për këtë sezon, ku në videoklipin e fundit shfaqet mjaft provokuese edhe pse nuk e ka tepruar me lakuriqësinë.

Gjatë videoklip të “Rendez Vous”, Enca shfaqet në skena të nxehta para derës së frigoriferit teksa ngre këmbët larg dhe laget me qumësht.

Një detaj mjaft interesant që bën diferencën është paketimi i qumështit të cilin Enca e ka personalizuar nën emrin “influEnca”, si edhe për të treguar dominim që mund t’i sjellin këngët e fundit.

Duke pasur rreth 2 milion ndjekës në Instagram, këngëtarja nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve apo komenteve nga më të ndryshmet.

Në postimin e fundit një vajzë e pyet:

“Një pyetje shum miqësore. Cili është mesazhi vleror që përcillni në këtë këngë? Më ndihmo që ta kuptoj.”

Por, Enca nuk ia ka përtuar përgjigjen teksa i shkruan:

“Që t’a duam atdheun, familjen dhe mësuesin.

Po sikur të dalësh nga flluska jote vlerore, të bëhesh më pozitive dhe thjesht të shijosh një këngë qëllimi i së cilës është të bëjë të kërcesh dhe të ndihesh happy për 3 minuta?

Apo s’bëhet? Shpresoj që të ndihmova.”

MUND TË JU PËLQEJNË