Selena Gomez ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përkrah së cilës ka shkruar se po martohet me aktorin 68 vjeçar, Bill Murray.

Një deklaratë e tillë e këngëtares dhe aktores vjen pas raportimeve në disa media, se ajo mund të jetë në lidhje me kolegun e saj.

Raportimet kishin të bënin me disa fotografi në festivalin Cannes ku dyshja dukeshin shumë të afërt, madje edhe ishin kapur përdorë.

“Jam shumë e nderuar që kam qenë pjesë e këtij filmi me gjithë stafin. Ndryshe, unë dhe Bill Murray po martohemi”, ka shkruar ajo./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË