Gjatë emisionit “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, aktori i njohur i humorit Ledio Lako ka treguar dhe për takimin që kishte pasur me një vajzë.

Ai e kishte pyetur atë për autorë të letërsisë shqiptare dhe ajo nuk i kishte njohur sepse nuk kishte lexuar asnjë libër në jetën e saj.

Për këtë arsye, ai e kishte lënë atë.

“Doli Ismail Kadare në televizor dhe e pyeta se kush është, më tha nuk e njoh. Pastaj e çova në radio, dinte të gjitha këngët përmendësh edhe thashë ku po shkon kjo botë. Nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka”, shprehet Ledio Lako.

MUND TË JU PËLQEJNË