Emri i Angela Martinit është shumë shpesh i pranishëm në titujt rozë.

Ajo së fundi është përfolur për mundësinë e ndërhyrjes kirurgjike në fytyrë, shkruan lajmi.net.

Në një ‘selfie’ që Angela publikoi ditë më parë, fytyra e saj dukej më ndryshe prej herave të tjera, e kjo gjë bëri të ‘shpërthejnë’ kritikat ndaj saj.

Por, përmes një statusi në rrjete sociale, modelja ka reaguar duke shkruar rreth realitetit.

“Po e përdor këtë selfie për të marrë vëmendjen, dua të shpreh disa mendime: Gjithmonë mund ta shohim të vërtetën. Njerëzit po krijojnë imazhe të rreme për veten e tyre. Duken sikur nuk bëjnë kompromise, duke u përpjekur të mashtrojnë të gjithë. Ata duken sikur kanë vlerat dhe parimet më të mira dhe e tregojnë në rrjete sociale dhe në publik. Kur të dalë e vërteta, njerëzit e kuptojnë se gjithçka është një gënjeshtër e madhe, pa vlera, kompromise të mëdha dhe pa parime. Dhe duke parë këtë, ke një ndjenjë të përzier-kënaqësi sepse e vërteta doli, por gjithashtu ndjehesh keq për ta. Ja duke e shikuar këtë sepse para së gjithash jam e varur nga e vërteta dhe së dyti, e kuptoj se bari mund të duket më i gjelbër në një oborr tjetër, ji e lumtur me barin tënd të gjelbër! Është qesharake kur e di këtë të vërtetë, por sheh njerëz që bëjnë të njëjtën gjë, shesin veten si të mahnitshëm, si njerëz të mirë, të arsimuar, me parime të larta, duke treguar arritje të mëdha të bëra vetë dhe nuk janë ndihmuar nga të tjerët (haha), ndërsa të tjerët mund të duken si sipërfaqësorë dhe të lehtë, por në të vërtetë kanë vlera reale”, ka shkruar ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË