Lëkura si organi më i madh i trupit, ka vërtetë nevojë për hidratim dhe kujdes, sidomos tani kur jemi në prag të ditëve të ftohta, shkruan Kosovarja.

Natyrisht se çdo femër duhet të përdorë preparate për kujdesin e lëkurës, për hidratimin e saj në mënyrë që lëkura të duket më bukur.

Por, duhet patur kujdes sepse jo të gjitha preparatet na bëjnë mirë në lëkurën tonë.

Dallimi mes kremit dhe losionit është i madh, pavarësisht se shumica mendojnë se janë të njëjta.

Kremrat janë më hidratuese, duke qenë se janë të pasura me yndyrëra të ndryshme, ndërkaq losionet janë më shumë në bazë uji.

Losionet janë më të favorshme për ditët e nxehta duke parandaluar aromat ndërkaq kremrat preferohen më shumë për kohë të ftohta kur lëkura ka shumë nevojë për hidratim dhe kujdes./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË