Dy ditë pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu, në Rahovec.

”Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit.

Dorëheqja e tij vjen pasi që Haradinajt i erdhi ftesë nga Specialja për t’u paraqitur si i dyshuar në Hagë, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

MUND TË JU PËLQEJNË