Ndër të rrallët në estradë me fakultet, njeri intelektual, por që kishte shumë dëshirë të ishte edhe në shërbim të argëtimit të të tjerëve.

Ky ishte Ibrahim Krajkova, i njohur nga publiku si Leci, personazhi që e bëri shumë të njohur e të dashur thuajse për të gjithë.

Leci ishte personazhi më i dashur e më i këndshëm i viteve 80-90, kohë kjo kur kosovarët nuk po kalonin ditët më të mira, e që Krajkova ia arrinte që shumë njerëzve tu kthente buzëqeshjen me batutat e karakterit të tij naiv.

 

Ibrahim Krajkova, ishte për vite me rradhë drejtor i “Agrokosova”, ku bëri një punë mjaft të suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

Leci iku shpejtë nga kjo botë, por duke lënë pas përshtypjet më pozitive tek publiku dhe të gjithë ata që e njohën personalisht.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË