Padyshim që është njëra ndër femrat më të bukura të ekranit, dhe njëkohësiht ndër më të komentuarat.

Kjo edhe për faktin se është bashkëshortja e njëri ndër reperëve më të njohur dhe më të suksesshëm, shkruan “Kosovarja”.

Marina Vjollca dhe Getuar Selimi janë çifti që më së shpeshti përfliten në publik e media. Ata janë të martuar dhe gëzojnë një jetë të lumtur bashkë.

Ata njihen poashtu edhe për jetën luksoze që bëjnë, e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës.

Si duket e gjithë vera do t’iu kalojë në pushime, ngase sa po shihen në një vend sa në tjetrin. Se cili do të jetë destinacioni i fundit mbetët të shihet.

E nga këto vende çifti nuk kanë hezituar të ndajnë imazhe të shumta që kanë marrë vëmendje të madhe.

Së fundi Marina ka realizuar dy fotografi në të cilat ekspozon linjat perfekte të trupit, derisa ka treguar se si po ndihet.

“E lirë si një zog”, ka shkruar Marina ngjitur me fotografitë.

Ndryshe, javë më parë, moderatorja e ekranit shqiptar, Marina Vjollca u përfol në media se ishte në pritje të fëmiut të parë, informacion ky që nuk u konfirmua nga çifti./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË