Kur një herë ta provoni domaten e zier në këtë mënyrë, gjithmonë do ta përgatisni të tillë për turshi

Përbërësit:

– 6 kg domate (para pastrimit);

– 2 lugë kripë;

– 4 lugë sheqer;

– qepë;

– speca të vegjël djegës;

– selino.

Përgatitja:

⦁ Domaten lajeni mirë, pastrojeni dhe priteni në copë.

⦁ Bluani domaten në makinë bluarës dhe kullojeni në kulluese speciale.

⦁ Qiteni në tenxhere, shtoni kripën dhe sheqerin dhe zieni.

⦁ Kur të vlojë, zieni edhe 10-15 minuta.

⦁ Shishet nxehni në furrë, 10 minuta në 100 gradë.

⦁ Domaten e nxehtë qiteni në shishe të nxehta.

⦁ Në çdo shishe vendosni një copë celofani të njomur në alkool apo raki, shtrëngojeni me llastik dhe vendosni kapakun.

⦁ Shishet mbështillni në peshqir dhe lini 24 orë që të ftohen, transmeton Telegrafi.

MUND TË JU PËLQEJNË