Ndoshta nuk e dinit, por Mihrije Braha që në fëmijëri është marrë me muzikë. Këngëtarja e mirënjohur ka vijuar shkollën e ulët të muzikës për Piano në qytetin e saj të lindjes, në Mitrovicë, shkruan “Kosovarja”.

Ndoshta ky nuk përbën ndonjë kuriozitet të madh, por fakti se ajo ka shkuar në shkollën e mesme për mjekësi është mjaftë interesant.

Pra, Mihrijen e Naimin nuk i lidh vetëm muzika, por edhe mjeksia.

Të kujtojmë që këngëtarja në periudhën 1984-1985, filloi një karrierë të bujshme muzikore. Kënga e parë me të cilën bëri bujë, ishte ajo me titull “Shumë kërkova”, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË