Familje e kompletuar.

Ramushi dhe Anita vazhdojnë të jenë qendër e vëmendjes në çdo aspekt, shkruan “Kosovarja”.

Kryeministri i vendit dhe prezantuesja e dashur për publikun, përkundër angazhimeve të shumta në karrierën e tyre profesionale, shumicën e kohës iu kushtojnë edhe fëmijëve të tyre.

Në shumicën e rasteve, ata e dëshmojnë që kanë përkushtim maksimal për fëmijët.

Veçanërisht, Anita si nënë ka vëmendje më të madhë përkrahë fëmijëve të saj.

Sot, ajo në Instagramin e saj ka publikuar disa imazhe të djalit të saj me rastin e mbrëmjes së semimaturës.

E emocionuar tej mase, ajo la një shkrim mjaft rrënqethës përkrahë fotove të birit, duke i uruar suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e jetës.

Mirëpo, ajo që merr vëmendjen në fotot e Gjinit, është kombinimi interesant që ka bërë ai.

Kompleteve elegante ai iu ka bashkuar një palë patika, pra gjë që askush deri më tani nuk e ka praktikuar këtë stil.

Djali i kryeminstrit po del të jetë me mjaft stil unik, apo jo?

Përndryshe, e gjithë familja po shkëlqejnë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË