Një ndër familjet më të njohura në Kosovë është familja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

27 maji është një ditë e veçantë në familjen Rugova, djali i presidentit të ndjerë, Mendimi dhe reja e tij, Blerina Kllokoqi-Rugova festojnë 12-vjetorin e martesës.

Disenjatorja e njohur publikoi një fotografi nga dita e dasmës, dëshmi e dashurisë së madhe të çiftit.“Sot 12 vjet i dhash perfundimisht fund beqarise qe te behem nusja me fat.

E bekuar, edhe pas 12 vitesh me po te njejten ndjenje dhe dashuri per ty, Te dua pafund, deri ne frymen e fundit”, shkroi Blerina.

Blerina dhe Mendimi kanë dy fëmijë, Ana Sofian dhe Arianin.

 

MUND TË JU PËLQEJNË