Diona Fona ka ikur në Itali për disa ditë pushimi.

Diona Fona ka nisur pushimet e saj. Pas suksesit të arritur me projektin e fundit ‘Bella Vita’ artistja ka vizituar qytetin e Romës.

Ajo ka ndarë edhe një fotografi nga kryeqyteti ku shohim Dionën tek ‘Trevi Fountain’ duke kryer ‘zakonin’ të hedhë monedhë në fontan.

Përndryshe, këngëtarja simpatike e estradës pas projektit të fundit ka filluar punët për këngë të reja që pritet të lansohen javët në vijim. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË