Në komunën e Pejës mbrëmë pas mesnatës është djegur një shtëpi.

Policia e Pejës njofton se ka ndërmarrë masat e menjëhershme duke njoftuar njësitet e zjarrfikëseve të cilët kanë shuar zjarrin.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vërejtur se persona të dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur derën e hyrjes të asaj dhome dhe kanë depërtuar brenda për të kryer veprën e vjedhjes. Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka sepse policia është në proces të hetimit”, thekson policia.

Njoftimi i plotë:

Me datë 09 prill 2019 rreth orës 00:30 gjatë patrullimit rutine në fshatin Kerstovc – komuna Pejë, patrulla policore ka vërejtur tym-zjarr në një shtëpi.

Policia kanë ndërmarrë masat e menjëhershme duke njoftuar njësitet e zjarrfikëseve të cilët kanë shuar zjarrin dhe nga ky zjarr dëmet materiale janë bërë në një dhome në të cilën janë djegur gjësende tekstili. Shtëpia ishte e pabanuar meqë pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit sipas deklarimit të fqinjëve.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vërejtur se persona të dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur derën e hyrjes të asaj dhome dhe kanë depërtuar brenda për të kryer veprën e vjedhjes. Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka sepse policia është në proces të hetimit.

Sidoqoftë policia e Kosovës apelon të të gjithë qytetarët e rajonit të cilët nuk banojnë në Kosovë por që kanë pasuri të paluajtshme në Kosovë që të gjejnë formën e përkujdesjes së pasurisë. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË