Vikendin e kaluar u mbajt ‘Miss Universe” në Tajlandë, shteti ynë u përfaqësua nga Zana Berisha e cila u kthye pa asnjë çmim.

Madje, përfaqësimi i saj u vlerësua si dështim ku ajo nuk arriti që të tregoj asgjë për shtetin e Kosovës duke e pas të vështirë që të formuloj një fjali të vetme.

Videot nga fjalimi i saj në këtë event u bënë virale në internet duke u tallur në mënyra të ndryshme.

Por, e ftuar në ‘Prive’ Zana Berisha ka dhënë një sqarim për gjithë këtë.

“Një njeri me dy orë gjumë duke qenë istërlodhur nuk mundet me fol rrjedhshëm un kam qenë personi i parë që kam folur, kjo është arsyeja edhe pse kam fol në atë formë dhe nuk ka mundur të kthehej video inçizimi” ishte sqarimi që Zana Berisha dha për përfaqësimi që bëri në Tajlandë./Indeksonline

MUND TË JU PËLQEJNË