Pas lajmeve se Princi Harry dhe Meghan Markle duan të tërhiqen nga familja mbretërore, por edhe nga detyrat dhe përgjithësitë që ka mbretëria, ka reaguat Princi Charles.

Ai në një lloj mënyre ka kërcënuar se do të ndërpresë financimin e Princit Harry nëse ai dhe Meghan largohen plotësisht nga familja mbretërore, ndërsa e gjithë kjo nuk është e thënë me një deklaratë zyrtare nga mbretëria, por sipas një raporti të ri.

Princi i Wales i ka bërë mëse të qartë çiftit se çdo marrëveshje mbi paratë do të varet nga detajet e roleve të tyre në të ardhmen, ka raportuar këtë të premten UK Times.
Sipas po të njejtit burim thuhet se Princi Harry dhe babai i tij, Princi i Wales kanë që nga Krishtlindjet që po e bisedojnë këtë temë.

Në një njoftim surprizë të mërkurën, Harry dhe Meghan thanë se ata po tërhiqeshin nga shkalla e tyre “Dukë” dhe do të punonin për t’u bërë “të pavarur financiarisht”.

MUND TË JU PËLQEJNË