Tashmë që lajmet dhe informacionet për COVID-19 kanë pushtuar mediat dhe mendjet e njerëzve, kanë filluar të bëjnë edhe shaka me virusin.

Nisi me maskat kreative të çfardoshme, e tashmë Vllezërit Lleshi i kanë kushtuar një këngë humoristike me çifteli Koronavirusit.

Kenga ka vetëm një ditë që ka dalë në Youtube dhe numëron 20 mijë vieës.

Teksti i Vëllezërve Lleshi është mjaft interesant dhe prek çdo etapë të koronavirusit që nga ardhja nga Kina e deri të rritjet e çmimeve në farmaci me humor dhe ironi.

Teksti i këngës
Nga Kina e Mao Ce Dunit
na ka ardh virusi i fundit

Në ekran doli i gjati
thotë ‘o popull bonu gati’

Na ka ardh virus korona
s’po na len në hallet tona

Merrni vesh ç’a ju them unë
lani duart me sapun

Mos me ç’u dorën kur s’duhet
Mos me kruajt as kur të kruhet

Sa ka ardh virus korona
Dasëm bojnë farmacitë

Rrisin çmimet për 1 dedik
Maska gjen vetëm me mik

Analistë e gazetar
ne ekran tash të parë

Dje një plak ka ndërrue jetë
Sa i pat mush 98

Në për studio ia nisin vajit
Krej virusit ia lanë fajin

Jemi popull me traditë
Nuk e njohim fjalën frikë

Kemi zemrat prej çelikut
Kala buzë Adriatikut

Dhe kësaj herë si gjithmonë
Na kët luftë do ta fitojmë

Për mjekësi të parët jemi
dhe vaksinën gati e kemi

Hudhra, spec e raki fshati
Ik virusi në pikë të vrapit

 

MUND TË JU PËLQEJNË