Johnson lavdëron Lovaton Demi Lovato dhe Mike Johnson janë takuar së bashku sërish.

Disa ditë pasi një burim tha për revistën “People” se këngëtarja 27 vjeçe dhe ish-konkurruesi i Bachelorette, 31 vjeç, ishin “duke u njohur me njëri-tjetrin”, Mike konfirmoi për Entertainment Tonight se dyshja së fundmi darkuan në Los Angeles.

Megjithëse Mike nuk dha shumë detaje në lidhje me kohën e tyre së bashku, ai nuk ishte i turpshëm të fliste për Demin. “Ajo është mjaft befasuese dhe e mahnitshme. Dhe kjo është gjithçka ajo që mund të them”, tha ai.

Mike kishte ndjenja të ngjashme ndërsa u paraqit në ‘Bachelor Happy Hour podcast’ me Rachel Lindsay dhe Ali Fedotowsky-Manno, dhe zbuloi se ai dhe Demi ishin takuar më shumë se një herë. “Unë mendoj se ajo është e mahnitshme.

Ajo është jashtëzakonisht e përulur. Kur Demi dhe unë jemi bashkë, është gjithnjë e qeshur. Ajo është një femër në tokë dhe unë e respektoj aq shumë”, tha tutje Mike./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË